×
  • Show Time
  • Show Time

    Eskalon Shemi i “Ilirëve”, e kërcënon publikisht Elvana Gjatën

    Reporteri
    08 Gusht 2022 | 21:07

    Vokalisti i grupit “Ilirët” po vazhdon të jetë i përfolur për gjithë ngjarjen që ndodhi në “Sunny Hill”.

    Ai tentoi të këndoi në skenën e këtij festivali këngën “Mora fjalë”, por që nuk ka qenë i ftuar. Akuza të rënda hodhi kundrejt Dukagjin Lipës e Përparim Ramës, por jo vetëm kaq.

    Në një intervistë në T7, këngëtari nuk u kursye aspak edhe ndaj Elvana Gjatës. Madje, ai e kërcënoi publikisht atë.

    “Unë di mu ba edhe i keq”, tha pos tjerash ai duke e kritikuar këngëtaren se as që e dinte tekstin e këngës që e këndoi në festival.

    “Atë Elvana Gjaten kur ta zë diku ia tregoj qefin asaj”, tha ai.

    “Po. Mundet me qenë edhe këercënim. Sepse ajo e ka ditë ngjarjen dhe e ka bërë me qëllim. Si guxon me dal me bo hajgare me herojnt e kombit, se din as tekstin. Dukagjin Lipa e ka detyru me zor Elvana Gjatën me këndu”, deklaroi Shemi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!