Më shumë se 350 njerëz kanë humbur jetën, qindra janë zhdukur dhe mijëra të tjerë janë në rrezik pas ciklonit Idai në vendet e Afrikës Juglindore, në Mozambik, Zimbabve dhe Malavi.
Në Mozambik, ujërat krijuan një “oqean në tokë” duke rrezikuar dhjetëra mijëra familje, raportojnë shpëtuesit të cilët janë duke u përpjekur të shpëtojnë të mbijetuarit pas ciklonit shkatërrues Idai, transmeton Reporteri.net
Uji përmbyti një sipërfaqe prej mbi 290 kilometra katrorë në Mozambikun qendror, sipas Programit të Monitorimit Global të Bashkimit Evropian, me më shumë se 100,000 njerëz në rrezik.
“Kjo është kriza më e keqe humanitare në historinë e kohëve të fundit të Mozambikut”, tha Jamie Le Sier, kreu i Kryqit të Kuq dhe operacionit të shpëtimit të Gjysmëhënës së Kuqe.
Nelson Moda ishte në Bejrut në Mozambik, kur stuhia goditi vendin.
Ai i tha për BBC se më 14 mars, ata ishin në shtëpi kur një stuhi e fortë që po kalonte nëpër qytet filloi në mëngjes, duke shkatërruar pemët dhe shtëpitë.
“Ishte e tmerrshme, si të ishte luftë. Fëmijët po qanin dhe ne u fshehëm në banjë. Unë mund të shihja njerëz që po vdisnin, ndërkohë që shtëpia ku po jetonim u shkatërrua. Ka fëmijë që tani kanë mbetur pa nënë, pa baba dhe pa shtëpi. Unë pashë qytetin në të cilin u rrita si po shkatërrohej para meje”, tha ai. Presidenti i Mozambikut, Felipe Nyusi tha se është konfirmuar vdekja e më shumë se 200 njerëzve në të gjithë vendin. Ai po ashtu shtoi se numri i të vdekurve mund të arrijë 1,000. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.