Në orët e para të mëngjesit të së enjtes është plagosur një person në Gjilan, shkruan Reporteri.net.
Express raporton se bëhet fjalë për Vali Corleonen.
Për rastin ka njoftuar vetë policia e Kosovës në një njoftim për media.
Sipas Policisë, e dyshuar në lidhje me rastin është një grua shtetase e Kosovës rreth moshës 22-vjeçare, e cila dyshohet se e ka shkrepur armën.
Një armë Pistoletë dhe dyzet (40) copë fishekë të të njëjtës armë janë konfiskuar në vendin e ngjarjes si prova materiale për Gjykatë, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e armës së bashku me 40 copë fishekë të të njëjtës armë të cilat janë konfiskuar në vendin e ngjarjes si prova materiale për Gjykatë.
Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të ngritët Kallëzim Penal për ,,Vrasje në tentativë’’ dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 orë , gjersa Policia e Kosovës, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan janë duke i hetuar rrethanat e incidentit.
