Personazhi i njohur kosovar, Princ Valentino Corleone është plagosur me armë zjarri të enjten në mëngjes, tha Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media.

A.S, e dashura e Vali Corleone, është arrestuar nën dyshimin për tentim-vrasjen e figurës kontraverse të show-bizit.

A.S e quante vetën si “Vajza e Corleones”, ku ajo në të kaluarën dyshohet se kishte pasur probleme me këngëtaren e njohur kosovare, Morena Taraku, dhe e gjithë kjo përmes një video që u publikua muaj më parë.

Reklamë

“Deklarata: “I dal trenit përpara..”, ishte kur Morena Taraku u përfshi në një skandal me vetura, e që personin që sipas saj e përfshiu në gjithë këtë histori, ajo e paralajmëroi për vetëvrasje.

“Jom tu t’u lutë n’krytë e (emër i njohur për redaksinë), çoma se pasha krytë e babait, treni i parë që vjen kom me i dal përpara edhe kom me lon letër te ******* që ti e ke bo. Unë jom tuj t’lut çoma lokacionin, live. O çoma lokacionin”, ishte deklarata e saj.