×
  • Show Time
  • Show Time

    Prokuroria e Gjilanit merr një vendim për 22 vjeçaren që dyshohet se e plagosi Vali Corleonen

    Reporteri
    11 Gusht 2022 | 14:42

    Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se e dyshuara për plagosjen e Vali Corleones është ndaluar për 48 orë, shkruan Reporteri.net.

    Në njoftimin e prokurorisë bëhet e ditur se 22 vjeçarja A.S akuzohet për dy vepra penale: Vrasje në tentativë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

    Ndaj së njëjtës kanë nisur hetimet dhe është bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

    Me datë 11.08.2022, Prokuroria Themelore ne Gjilan, ka ndaluar për 48 orë të dyshuarën A.S nga Gjilani, për shkak të dyshimit të bazuar se e njëjta ka kryer dy vepra penale dhe atë : Vrasje në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së dhe veprës penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 të KPRK-së.
    Lidhur me këtë rast, Prokurori I Shtetit, ka filluar hetimet dhe njëherit brenda afatit ligjor ka ushtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan.

    Sipas raportimeve në media e dyshuara për plagosjen e tij dhe Vali Corleone po bashkëjetonin.

    Policia njofton se në vendin e ngjarjes janë gjetur  40 copë fishekë të armës që ishte përdorur në këtë rast./Reporteri.net

    Bashkëjeton me të, kjo është 22 vjeçarja që dyshohet se e plagosi Vali Corleonen

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!