Presidenti i Parlamentit të Kzakistanit, Kassym Jomart Tokayev u betua sot si president i vendit, një ditë pas dorëheqjes së befasishme të liderit që një kohë të gjatë qëndroi në kye të vendit, Nursultan Nazarbayev.
Tokajev në këtë mënyrë u bë presidenti i dytë i Kazakistanit që nga shpallja e pavarësisë, pasi që Nazarbayevgjatë ditës së djeshme befasoi të gjithë me ofrimin e dorëheqjes gjatë një pronocimi për media.
Ai ishte në krye të Kazakistanit, tash e 30 vite, transmeton Reporteri.net
Nazarbajev (78) sot mori pjesë në inaugurimin e pasardhësit të tij, i cili u prit me një duartrokitje të madhe.
Presidenti i ri në fjalimin e tij e lavdëroi ish presidentin Nazarbayev, duke e cilësuar si një reformator të madh.
Ndërkohë deputetët e Parlamentit të Kazakistanit votuan sot për ndryshimin e emrit të kryeqytetit të vendit në Nursultan, në nderim të presidentit të parë të Kzakistanit të pavarur, Nursultan Nazabajev. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.