×
  • Lajme
  • Botë

    Situata në Libi, alarmon fuqitë botërore

    Reporteri
    16 Korrik 2019 | 20:04

    Franca, Britania, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Shtetet e Bashkuara dhe Italia kërkuan të ndërpriten menjëherë luftimet rreth Tripolit në Libi, dhe alarmuan për përpjekjet e “grupeve terroriste” për të përfituar nga boshllëku politik në vend.


    Të gjashtë vendet përsëritën – në një deklaratë të rrallë të përbashkët – shqetësimin e tyre të thellë rreth armiqësive në vazhdim në Tripoli, dhe bën thirrje për ulje të menjëhershme të tensioneve, fundin e luftimeve si dhe kërkuan një kthim të shpejtë në procesin politik, nën mbikqyrjen e Kombeve të Bashkuara, shkruan rel.

    Libia është shkatërruar nga dhuna dhe ndarja qëkur udhëheqësi i saj veteran, Muammar Gaddafi, është rrëzuar nga pushteti dhe është vrarë në vitin 2011.

    Forcat e komandantit, Khalifa Haftar, i cili kontrollon lindjen e Libisë, kanë nisur një ofensivë në muajin prill për të marrë kontrollin e Tripolit, i cili kontrollohet nga një qeveri e mbështetur ndërkombëtarisht.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!