×
  • Lajme
  • Botë

    Për të gjithë botën kriminel, për mediat serbe shenjtor

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 17:10

    Lajmin për vendimin përfundimtar të Gjykatës së Hagës për Radovan Karaxhiqin e kanë publikuar pothuajse të gjitha mediat botërore duke e vënë theksin në faktin se ai është fajtor për gjenocidin më të madh pas Luftës së Dytë Botërore. Megjithatë mediat serbe këtij fakti të kryer, po i japin një kahje tjetër, transmeton Reporteri.net


    Aktgjykimin në bazë të të cilit Karaxhiq u dënua me burgim të përjtshëm, mediat serbe po e quajnë si të turpshëm, pas së cilit sipas tyre qëndron plani që “populli serb të paraqitet si popull gjenocidial”. Po ashtu sipas tyre Gjykata e Hagës është e politizuar dhe që vepron sipas urdhërave të fuqive perëndimore.

    Për Kuririn, Informerin dhe Telegrafin serb është shumë i rëndësishëm mendimi i Vojsllav Sheshlit dhe të figurave të tjera të dënuara për krime lufte.

    Të tria këto media e kanë përcjellë deklaratën e Sheshelit i cili e ka konsideruar këtë vendim si skandaloz që është shpallur nga pesë budallenj. Shesheli më tutje thotë se nuk ka asnjë fakt që Karaxhiq ka kryer krime në Srebrenicë.

    Telegrafi serb madje ka publikuar edhe biografitë e të tre gjyqtarëve të cilët e dënuan me burgim të përjetshëm Karaxhiqin. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!