“Jo, nuk do të marr gjë”. Të ulesh në tavolinë dhe të mos porositësh është diçka që ndodh shpesh, kudo në botë.
Por, duket se një lokal e ka gjetur zgjidhjen për “klientët që e kanë pirë kafen” më parë. Taverna La Solía de Liaño, në Spanjë, ka vendosur që të tarifojë me 1,5 euro të gjithë klientët që ulen në tavolinë dhe nuk konsumojnë. Kjo ide ka lindur sidomos për grupet që ulen në tavolinë dhe jo të gjithë porosisin.
Pronari i lokalit, Óscar Solana, shprehet: “Industria ka ndryshuar pas COVID. Ne kemi nevojë që njerëzit të konsumojnë. Inflacioni po ndikon shumë tek puna jonë. Ne nuk jemi qendra sociale e qytetit. Ne kërkojmë vetëm pak respekt”.
“Nëse grupi është i madh, duhet të bashkojmë dy tavolina. Nëse do të konsumonin vetëm 4 nga 6, do t’i kishim vendosur në një tavolinë për katër persona. Njerëzit duhet të kuptojnë se ky është një biznes dhe se ne kemi nevojë që ai të jetë fitimprurës. Përndryshe, do të ishte e pamundur”, shton pronari i lokalit.
Ai ka saktësuar se një nga arsyet e vendimit për të tarifuar me 1,5 euro personin që nuk porosit është se “ka pasur raste kur praktikisht 23% e vendeve në lokal nuk kanë konsumuar”.
Gjithsesi, Óscar Solana thekson se në shumicën e rasteve, “gjoba” nuk është mbledhur, pasi klienti e ka mirëkuptuar dhe ka porositur një kafe./A2CNN
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.