Një pasagjer në një fluturim El Al midis Tel Avivit dhe Bangkok, i cili po përpiqej të shijonte fshehurazi një cigare në tualet, shkaktoi një emergjencë në ajër pasi i vuri flakën tualetit.
Ekuipazhi i avionit zgjodhi të mos përfshijë policinë lokale tajlandeze në këtë çështje, pasi ekuipazhi arriti të shuante shpejt zjarrin dhe nuk shkaktoi asnjë dëmtim në aeroplan.
Megjithatë, një zëdhënës i linjës ajrore tha se pasagjeri do të përballet me veprime ligjore pasi të kthehet në Izrael nga Tajlanda.
Pasagjeri i varur nga nikotina kishte hedhur bishtin e tij të cigares që ende digjej në një kosh mbeturinash, duke ndezur disa letra të banjos të hedhura aty, raporton Daily Star.
Stjuardesat u lajmëruan menjëherë për urgjencën nga detektorët e tymit në tualet.
Avionit, një Boeing 777-200, nuk i është shkaktuar asnjë dëm afatgjatë, pasi ekuipazhi ajror arriti të hynte në tualet me aparate zjarri përpara se zjarri të përhapej.
Fluturimi vazhdoi sipas planit dhe u ul i sigurt në aeroportin në Bangkok. Pasagjeri u paralajmërua dhe çështja u kalua për ekzaminim të mëtejshëm në departamentin ligjor. /abcnews.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.