Mediumi kroat “24 Sata” e i ka nxjerrë në pah si vepër penale lajmet e rrejshme të mediave të kontrolluara nga presidenti serb Aleksandër Vuciq.

Në një artikull ku Vuciq përshkruhet si “Putini i vogël”, “24 Sata“, tregon se si të gjitha mediat proqeveritare në serbi, përfshirë edhe transmetuesin publik (RTS, Novosti, Informer, Pink), kanë shpërndare lajme e video të rreme me të cilat pretendohej “për ngritjen e avionëve MIG” shkaku i një droni.

“Ata kishin edhe regjistrime. Dikush ua dha”, shkruan mediumi kroat, derisa shpjegon se pamjet që u shfaqën në publik nga mediat serbe ishin fabrikim.

Reklamë

“Transmetimi i lajmeve të rreme përmes shërbimeve publike është vepër penale”, raporton 24sata.

Raportimet të ngjashme, se në afërsi të kufirit Kosova-Serbi janë ngritur MIG’at serbë shkaku i dronëve ka patur edhe para pak ditësh në mediat që i kontrollon pushteti atje.

Dramat e Vuciqit dhe agjendat e tij me lajme të rreme janë të njohura tashmë prej vitesh. Ato intensifikohen sidomos kur Kosova dhe Serbia janë në tryeza diskutimesh në kuadër të dialogut në Bruksel, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Në Serbi, raportet kredibile ndërkombëtare tregojnë se pasazhi i pavarur mediatik është jashtëzakonisht i varfër. Pothuajse nuk ekziston. Shumica absolute e mediave kontrollohen nga pushteti dhe elementet pro-rusë. /Reporteri.net/.