×
  • Extra
  • Extra

    Zëdhënësi i VV-së lavdërohet me “liket” që mori dje Kurti nga fotoja me Xhakën e Shaqirin: Rekordi nuk u thye

    Reporteri
    03 Dhjetor 2022 | 14:55

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar mbrëmë me një status pas fitores së Zvicrës së Xhakës e Shaqirit kundër Serbisë në kuadër të Botëroit 2022 që po luhet në Katar.

    Kurti në statusin e tij me mbishkrimin “Serbia nuk kalon.Urime Zvicrës” ka marrë 105 mijë pëlqime.

    Megjithatë zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka është kujdesur që të bëj një krahasim në mes të postimit të djeshëm të Kurtit me një fotografi që kryeministri e kishte publikuar me familjen e tij të ngusht natën e ndërrimit të moteve.

    Në fotografinë e publikuar më 31 dhjetor 2021 bashkë me Ritën, vajzën dhe dy prindërit, Kurti kishte marrë plotë 115 mijë pëlqime.

    Manxhuka ka shkruar se megjithatë rekordi i kësaj fotografie nuk u thye nga fotografia e Xhakës dhe Shaqirit.

    “Megjithatë, rekordi nuk u thye”, ka shkraur Manxhuka.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!