Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka ndarë foto me kryeministrin shqiptar Edi Rama nga punimet e samitit BE-Ballkani Perëndimor, shkruan Reporteri.net.
Vuçiq i cili u duk i tensionuar në hyrje dhe për disa minuta foli me kryeministrin Rama para se të drejtohej për tek mediat, nga ambientet brenda ka ndarë fotografi teksa tha se me Ramën po fliste për nismën e “Open Balkan”.
“Po flisja me mikun tim Edi Rama për nismën Open Balkan dhe çështjet tona të përbashkëta”, ka shkruar ai në Instagram.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.