×
  • Extra
  • Extra

    Çifti, të dy 100 vjeç, vdesin disa orë pas njëri-tjetrit pas gati 80 vjetësh martesë

    Reporteri
    07 Dhjetor 2022 | 23:01

    Një burrë dhe një grua, të dy 100 vjeç dhe të martuar për gati tetë dekada, vdiqën të kapur dorë për dore disa orë pas njëri-tjetrit.

    Hubert dhe June Malicote u takuan në një kishë në Ohio, në vitin 1941 dhe u martuan dy vjet më vonë.

    Burri dhe gruaja vdiqën me 20 orë diferencë, përkatësisht më 30 nëntor dhe 1 dhjetor.

    Malicotes festuan Ditën e Falënderimeve një ditë para festës duke organizuar një festë për të gjithë familjen e tyre. Djali i tyre, Sam Malicote, 76 vjeç, i tha Dayton Daily News se “gjithçka ishte mirë”.

    Por atë natë, June u sëmur dhe vajza e saj, Jo Malicote, 70 vjeçe, e çoi atë në spital. Hubert vizitoi gruan e tij një ditë më pas dhe nga mërzia iu përkeqësua gjendja po ashtu, sipas Sam.

    Hubert u pranua gjithashtu në spital, në të njëjtën dhomë me June dhe të dy pa ndjenja. Duart e tyre qëndronin të kapura gjatë gjithë kohës.

    Asnjërit prej tyre nuk i erdhi vetëdija. Hubert vdiq në 21:15 dhe June në 17:40, shkruan Dailymail, përcjell Klan Kosova.

    Çifti kishte festuar 79-vjetorin e martesës në fillim të këtij viti. June mbushi 100 vjeç më 13 korrik dhe burri i saj e bëri këtë 10 ditë më vonë.

    Çifti lanë pas tre fëmijë – Jo, Sam dhe Theresa McBride, shtatë nipër e mbesa dhe 11 stërnipër.

    “Kush mund të presë të jetojë një jetë të tillë? Ata jetuan një jetë të gjatë e të lumtur së bashku dhe ishin të përkushtuar ndaj Zotit dhe familjes”, tha vajza e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!