Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq tha se nga vizita e këshilltarit të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet në Beograd pret që të nisë formimi i Asociacionit të Komunave Serbe.
Bërnabiq tha se presin që ShBA-ja ta përmbushë premtimin për formimin e Asociacionit, transmeton Reporteri.
“Nuk kam asnjë pritshmëri, as të mirë as të keqe. E vetmja gjë që është e rëndësishme dhe ajo që është në tryezë është premtimi i SHBA-ve për të filluar formimin e Asociacionit dhe kjo do të ishte mirë, do të ishte zbatimi i Marrëveshja e Brukselit”, tha sot Bërnabiq për mediat serbe.
Ajo theksoi se shkrimet dhe rrëfimet e shumta mediatike për presidentin Aleksandar Vuçiq dhe djalin e tij Danilo nuk po ndodhin rastësisht në këtë moment.
Chollet para vizitës në Serbi, do të qëndrojë sot në Maqedoninë e Veriut e në Kosovë. /Reporteri.net/