×
  • Lajme
  • Rajon

    Daçiq: Ia kam bërë të qartë Cholletit se nuk ka njeri në Serbi që e njeh pavarësinë e Kosovës

    Reporteri
    13 Janar 2023 | 10:10

    Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq e ka përsëritur se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

    Ai tha sot se këtë ia ka bërë të qartë edhe këshilltarit të lartë në Departamentin e Shtetit, Derek Chollet,  i cili dje qëndroi për vizitë në Beograd, transmeton Reporteri.

    Daçiq tha se i ka thënë Cholletit “se nuk ka njeri në Serbi që do ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe se presidenti Aleksandar Vuçiq është garantuesi kryesor i paqes dhe stabilitetit në rajon”.

    Daçiq për televizionin Prva tha se në takim me Cholletin  po ashtu ka theksuar se Serbia është e gatshme për dialog, por se është e qartë se cilat janë vijat e kuqe.

    Ai  tha se nuk ka rinegociim të Asociacionit të Komunave Serbe, se Serbia nuk është e gatshme të njohë pavarësinë e Kosovës as në mënyrë direkte as indirekte dhe se Serbia nuk do të lejojë pogromin e serbëve në Kosovë.

    Chollet në dy ditët e fundit edhe gjatë qëndrimit në Kosovë e Serbi e përsëriti se palët duhet të marrin vendime të vështira dhe se zgjidhja afatgjatë kërkon guxim politik.

    Dialogu Kosovë-Serbi, Chollet e përsërit: Vendimet do të jenë të vështira, zgjidhja e qëndrueshme kërkon guxim politik

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!