×
  • Lajme
  • Rajon

    Ndërhyn Qeveria: Dënime deri në 26 mijë euro për tregtarët që i rrisin çmimet në Kroaci

    Reporteri
    14 Janar 2023 | 10:00

    Kryeministri i Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq ka paralajmëruar gjoba për tregtarët që nuk i kthejnë çmimet e vjetra që i kanë ngritur pa arsye gjatë konvertimit nga kuna në euro, e cila u bë valutë zyrtare në Kroaci më 1 janar.

    Ai në mbledhjen e Qeverisë tha se bëhet fjalë për ata që në mënyrë të pajustifikueshme i rritën çmimet gjatë konvertimit në euro dhe me këtë e ulën fuqinë blerëse të qytetarëve dhe i shkaktuan dëme ekonomisë duke rritur inflacionin edhe ashtu të lartë, transmeton Reporteri.

    Ai gjithashtu bëri të ditur se shërbimet kompetente do të forcojnë kontrollin e çmimeve dhe u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të raportojnë ata që nuk respektojnë vendimin e Qeverisë për kthimin e çmimeve në nivelin që vlente deri më 31 dhjetor.

    Krahas gjobave, kryeministri paralajmëroi edhe mundësinë e anulimit të subvencioneve për prodhuesit e energjisë.

    Gjobat variojnë nga 1000 deri në 26000 euro.

    Në Kroaci, monedha zyrtare është euro që nga 1 janari dhe kuna mund të përdoret deri të dielën, më 15 janar.  /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!