Zyrtarët serbë e kanë përsëritur se vazhdimi i dialogut me Prishtinën mund të bëhet vetëm pas themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kryetari i të ashtuquajturit Komision Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun tha sot se nuk ka vend për propozime të tjera për Asociacion, sepse sipas tij Marrëveshja e Brukselit ka përcaktuar saktësisht se çfarë duhet bërë për formimin e tij, transmeton Reporteri.
Ai po ashtu shtoi se nuk ka vazhdim të dialogut dhe kthimin e serbëve në institucione derisa të formohet Asociacioni dhe pastaj vijnë diskutimet për propozimin evropian.
“Nuk ka vazhdim të dialogut dhe kthimin e serbëve në institucionet e Prishtinës derisa të formohet Asociacioni dhe pastaj të diskutohet për propozimin evropian”, tha Drecun për RTS.
Një deklaratë të ngjashme dje e kishte bërë edhe Ministri i Jashtëm Serb, Ivica Daçiq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.