Eurdeputetja gjermane, Viola von Cramon, thotë se as Serbisë nuk i është dhënë asnjë ultimatum në këmbim të pranimit të propozimit evropian, që njihet si plani franko-gjerman.
“Nuk ka asnjë ultimatum”, thotë von Cramon, kur komenton deklaratën e Presidentit serb, Aleksandër Vuciq, i cili përshkroi takimin me pesëshen diplomatike euro-amerikane si ultimatum ndaj tij për pranimin e planit franko-gjerman, në këmbim të mospezullimit të procesit së integrimit evropian.
“Të jeni të sigurt se ne nuk jemi këtu për të dhënë ultimatume. Përfaqësuesit e Perëndimit kanë ardhur në mirëbesim për t’i nisur gjërat dhe për t’i ofruar Kosovës dhe Serbisë një rrugë për të ecur para”, thotë eurodeputetja gjermane në një intervistë në Serbi.
Sipas saj, nuk ka pse të thuhet se ngec procesi i integrimit të Serbisë në Bashkim Evropian, nëse dështon të arrihet marrëveshja me Kosovës, pasi, sic thotë von Cramon, kjo është e dukshme.
“Është e qartë se çdokush në Serbi e di që pa një marrëveshje me Kosovës, nuk do të ketë integrim në Bashkimin Evropian. Kjo është arsyeja që unë mendoj se nuk është cështje konkludimi se integrimi evropian nuk përparon, nëse marrëveshja dështon – kjo është e qartë”, theksoni von Cramon.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.