Në parlamentin e Serbisë vijon seanca maratonë e nisur që të enjten në mëngjes, ku po diskutohet raporti presidencial shtator-janar për Kosovën.
Presidenti Aleksandër Vuçiq komentoi sërish episodet e dhunës, ku nuk munguan as grushtet, duke thënë se një zhvillim i tillë ishte një turp i madh për vendin.
“Duhet të fitoni me argumente, jo me dhunë. E patë sa të lumtur ishin Kurti dhe mediat e tij, kroatët dhe mediat e tyre”, u shpreh Vuçiq.
Kundër tij folën edhe anëtarë të partisë së gjelbër, me deputetin Robert Kozma, që akuzoi presidentin dhe partinë e tij Progresiste Serbe, SNS, se ka futur sundimin e terrorit në veriun e Kosovës, vetëm për të qëndruar në pushtet.
“Rrethanat nuk janë në favorin tonë, por unë nuk jam por një konflikti të ndrirë”, u shpreh më tej Vuçiq. Në seancën e së enjtes, presidenti sqaroi dhe 10 pikat e propozimit franko-gjerman për normalizimin e raporteve me Kosovën, duke nënvizuar nenin 4 si më problematikun për t’u pranuar, pasi Serbia duhet të lejojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.