Ministri i Financave, Hekuran Murati, i është kundërpërgjigjur liderit opozitar, Lumir Abdixhikut pasi ky i fundit u ankua se Qeveria i ka lënë pas dore profesionistët që marrin paga nga buxheti i shtetit.
Abdixhiku bëri një postim herët në mëngjes të premten ku tha se kishte vizituar një familje me tre fëmijë, ku prindërit janë punojnës shëndetësorë të punësuar në institucione publike, e të cilët po përballen me vështirësi në jetesë shkaku i inflacionit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Pagat e tyre sot vlejnë 50% më pak, se sa para dy viteve; derisa koeficienti i Qeverisë nuk mbulon as për së afërmi inflacionin rekord që ka goditur familje si kjo. Realiteti i hidhur është se, historia e tyre nuk është e vetme. Kjo histori përballjeje ndahet nga familje të panumërta anembanë Kosovës”, shkroi Abdixhiku derisa theksoi se propozimi i LDK’së për koeficient 125 euro është i duhuri.
Si reagim ndaj thirrjes së Abdixhikut, ministri Hekuran Murati listoi të gjitha hapat që i ka ndërmarrë Qeveria për t’u dalur në ndihmë familjeve me përballje me inflacionin.
Sipas llogaritjeve të Muratit, ndihma e shtetit për një familje si kjo, ku prindërit “kanë 3 fëmijë, dhe janë në pritje të fëmiut të katërt”, prek totalin e 3,970 eurove.
Murati po ashtu ironizoi me propozimet e opozitës për heqjen e TVSH’së, pasi tha se Qeveria Kurti “është Qeveri për të gjithë”. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.