Me rastin e vërshimeve të shkaktuara nga shiu i madh në qytetin e Skënderajt dhe Mitrovicës, shumë familje përfunduan të dëmtuara materialisht.
Duke filluar nga rrugët, veturat, vërshimet e mëdha kishin arritur deri në ambientet e brendshme të shtëpive duke i lënë banorët në kushte mjaft të vështira në këtë periudhë të ftohtë të vitit.
Meqë dëmet janë të mëdha e mbulimi dhe përmirësimi i tyre me të ardhura personale është pothuajse i pamundur, shumë biznese të mëdha duke përfshirë këtu Golden Eagle kanë bërë donacione të ndryshme për t’i ndihmuar këto familje.
Me qëllim të ndihmës ndaj familjeve të prekura nga vërshimet në Kosovë, Fondacioni Golden Eagle ka dhuruar mobilie te disa nga këto familje në qytetin e Skënderajt dhe Mitrovicës.
Fondacioni Golden Eagle edhe një herë shpreh keqardhje për të gjitha dëmet e shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore, duke shpresuar që kjo situatë të kalohet sa më shpejtë!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.




