Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot ambasadorët e vendeve të Quintit në OSBE si dhe me përfaqësuesit më të lartë diplomatikë të këtyre vendeve në Beograd, me të cilët ka biseduar për zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi.
Siç është njoftuar në komunikatën për media, Vuçiq ka ripërsëritur edhe një herë kërkesën për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në të kundërtën Vuçiq ka thënë se nuk ka kuptim pjesëmarrja në dialogun Kosovë-Serbi, transmeton Reporteri.net.
Ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Vjenë tashmë kanë vizituar Kosovën në kuadër të një turi rajonal në Ballkanin Perëndimor.
Grupi përbëhet nga ambasadorja Christine Fages (Francë), ambasadorja Gesa Braeutigam (Gjermani), ambasadori Stefano Baldi (Itali), ambasadori Neil Bush (Britania e Madhe) dhe ambasadori Michael Carpenter (Shtetet e Bashkuara të Amerikës).
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.