Ka nisur takimi joformal i ambasadorit të ShBA-së, Jeffrey Hovenier, me pjesëmarrësit të cilët në një takim të mbajtur më 31 janar nga Ambasada e ShBA-së kanë biseduar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Ka nisur takimi joformal i ambasadorit të ShBA-së, Jeffrey Hovenier, me pjesëmarrësit të cilët në një takim të mbajtur më 31 janar nga Ambasada e ShBA-së kanë biseduar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Në rezidencën e ambasadorit Hovenier, ku edhe po mbahet takimi kanë arritur ambasadorë të tjerë të akredituar në Prishtinë, disa përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë muajin e kaluar organizoi një diskutim me zyrtarë shtetërorë, liderë politikë, diplomatë e organizata të shoqërisë civile, lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Ambasadori Hovenier ka kërkuar nga Qeveria që ta ofrojë vizionin e saj për Asociacionin, siç ka thënë ai, i cili mbron të ardhmen e Kosovës si shtet sovran, të pavarur, multietnik dhe demokratik./KP
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.