Kosova dhe BeH janë të parat për nga numri i të papunëve në Ballkanin Perëndimor.
Shkalla e papunësisë në 15 vitet e fundit është më e larta në Kosovë dhe BeH, ka bërë të ditur Banka Botërore, në një raport të publikuar nga Radio Evropa e Lirë, versioni në gjuhën serbe.
Sipas raportit, shkalla e papunësisë në Ballkanin Perëndimor ra me 13.5 për qind në 15 vitet e fundit, sipas matjeve që kanë përfunduar në mesin e vitit të kaluar, transmeton Reporteri.net.

Të dhënat janë marrë nga institucionet shtetërore që merren me statistika apo punësim në Serbi, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Shqipëri dhe Kosovë.
Sipas këtyre të dhënave, në krye të listës është Kosova me një normë prej 31.3 për qind të papunësisë, e ndjekur nga BeH me shkallë të papunësisë 30.7 për qind, Mali i Zi me 20.1 për qind, Maqedonia e Veriut është në listë pas Malit të Zi me 14,3 për qind, Shqipëria ka 11,1 për qind të të papunëve, ndërsa Serbia është në vendin e fundit me shkallën më të ulët të papunësisë prej 8,9 për qind. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.




