Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar do ta dekorojë ish të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Sebrisë, Richard Grenell.
Referuar raportimeve në media, Vuçiq tha sot se beson që Qeveria e Serbisë nuk po e paguan për lobim ish të dërguarin special të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
“Nuk mendoj se po e paguan, nuk jam në qeveri, por e di që ju (mediat) e keni mashtruar publikun kur thatë se kam paguar shumë të tjerë. Ju e keni mashtruar publikun shumë herë, kështu që besoj se po e bëni edhe këtë herë”, tha Vuçiq para gazetarëve serbë.
Ai deklaroi se fakti që Grenellit do t’i jepet dekoratë me rastin e festës kombëtare nuk është vendim i qeverisë, por i tij.
“Mendoj se ai ishte ndër të paktit njerëz nga SHBA-ja që ka pasur qasje më të balancuar, që ishte jashtëzakonisht e rëndësishme për shtetin tonë për Kosovën. Ai nuk është se mendon ndryshe nga pjesa tjetër e administratës amerikane, por ka qenë gjithmonë i gatshëm të dëgjojë palën serbe”, ka thënë Vuçiq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.