×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Jep dorëheqje Presidenti i Bankës Botërore

    Reporteri
    16 Shkurt 2023 | 18:12
    Presidenti i Bankës Botërore, David Malpass

    Presidenti i Bankës Botërore, David Malpass, do të japë dorëheqje nga kjo pozitë në muajin qershor.

    Malpass do ta lë këtë organizatë gati një vit më herët sesa të përfundojë mandati i tij, raporton BBC.

    Ai këtë vendim e ka shpalosur nëpër media sociale, duke mos dhënë arsye specifike për largimin e tij.

    I zgjedhuri i ish-Presidentit Donald Trump është kritikuar si një mohues i ndryshimeve klimatike.

    Vitin e kaluar, Shtëpia e Bardhë e kishte qortuar atë pasi kishte thënë se nuk dinte nëse karburantet e fosileve po shkaktonin ndryshimet klimatike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!