Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas zbarkimit në Mynih tha se sot e pret një ditë e ngarkuar, plot surpriza, por se beson se do të luftojë me sukses për interesat e Serbisë dhe se do të mund t’i shpallë lajme të mira për qytetarët, disa sot, e disa në shtatë ditët e ardhshme, që kanë të bëjnë me Kosovën.
Në një video në profilin e tij në Instagram ka shkruar “E ardhmja e Serbisë”, Vuçiq kujtoi se sot bëhen 15 vjet nga shpallja e një viti të pavarësisë së Kosovës.
Ai bëri të ditur se në Mynih, ku do të marrë pjesë në Konferencën e 59-të të Sigurisë në Mynih, do të takohet dhe do të diskutojë me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.
Krahas këtyre takimeve, presidenti i Serbisë tha se do të ketë një sërë takimesh me zyrtarë botërorë, në mesin e tyre Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Anthony Blinken, përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Joseph Borelj. Ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe James Cleverley, si dhe presidenti i qeverisë greke Kyriakos Mitsotakis.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.