×
  • Lajme
  • Rajon

    Ishte shprehur optimist për marrëveshje, kryeministrin spanjoll bisedon me Vuçiqin për dialogun me Kosovën

    Reporteri
    21 Shkurt 2023 | 19:51
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez.

    Siç ka njoftuar Vuçiq, temë diskutimi ka qenë dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës si dhe bashkëpunimin ekonomik midis Serbisë dhe Spanjës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Bisedë shumë e rëndësishme dhe e mirë me Pedro Sanchez. Mikun e sinqertë të Serbisë e njoftova me ecurinë e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, e falenderova për përkrahjen, si dhe për respektimin e normave të së drejtës ndërkombëtare. Biseduam gjithashtu edhe për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik midis Serbisë dhe Mbretërisë së Spanjës”, ka shkruar presidenti serb.

    Sanchez, ditë më parë ishte deklaruar optimist se mund të arrihet një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë.

    Shefi i qeverisë spanjolle kishte deklaruar se “është me rëndësi në këtë kohë që të mbështesim dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit” dhe se “një marrëveshje mund të arrihet” në mënyrë që të “mos avancojnë skenarët”.

    Kujtojmë se Spanja është një nga pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e ka njohur ende pavarësinë e Republikës së Kosovës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!