×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Krasniqi: Nuk mund të ketë shtet të zhvilluar pa sektor privat të fuqishëm

    Reporteri
    22 Shkurt 2023 | 21:40
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në Gjilan.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar sot në Gjilan ndërmarrës dhe përfaqësues të bizneseve.

    Krasniqi është njoftuar me sfidat e tyre të përditshme, sidomos tani në këtë periudhë të krizës ekonomike.

    “Ata ndanë shqetësimin për mungesën e fuqisë punëtore, sepse shumë profesionistë po e lënë Kosovën në mungesë të perspektivës në vend. Ky fakt, përveç i dhimbshëm, është edhe shqetësues. Me këtë trend të ikjes, Kosova po rrezikon të mbetet një vend i braktisur. Keqqeverisja dhe trajtimi armiqësor ndaj bizneseve, po i dekurajon ndërmarrësit. Kjo politikë i ka larguar edhe ata pak investitorë të huaj që kishin filluar ta shohin Kosovën si vend potencial për investime”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

    “Shteti duhet të ketë rolin e vet vetëm si partner dhe krijues i kushteve më të mira për bizneset të cilat duke u rritur e forcuar, krijojnë vende pune të qëndrueshme me paga dinjitoze”, ka thënë ai.

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!