×
  • Lajme
  • Rajon

    Vuçiq: Të hënën në Bruksel do t’i përmbahemi vijave të kuqe për çështjen e Kosovës

    Reporteri
    23 Shkurt 2023 | 7:28

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë sonte se në takimin e së hënës në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, do t’i përmbahet vijave të kuqe për çështjen e Kosovës, për të cilat foli në Kuvendin e Serbisë – pa marrë parasysh çfarë bëhet.

    Në hapjen e Panairit të Turizmit në Beograd, Aleksandar Vuçiq, i pyetur nga gazetarët nëse të hënën në Bruksel, nisur nga mesazhet nga BE-ja se pritet një lloj pranimi i propozimit franko-gjerman, tha se Serbia do të mbetet në vijat e kuqet të mëparshme dhe kujtoi qëndrimet që ai ka paraqitur në Kuvend.

    “Gjithçka që thash në Kuvend, e kuptoj shqetësimin tuaj dhe na presin shumë net të vështira, është se Serbia do t’i përmbahet asaj që thash në Kuvendin Kombëtar – pa marrë parasysh çfarëdo që të jetë”, tha Vuçiq.

    Të hënën në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së do të takohen Kurti dhe Vuçiq. Të dy drejtuesit e shteteve përkatëse e kanë pranuar në parim planin franko-gjerman.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!