×
  • Lajme
  • Rajon

    Vuçiqi flet me Erdoganin, e informon për qëndrimet e Beogradit para takimit të nesërm

    Reporteri
    26 Shkurt 2023 | 14:29

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, të cilin e ka njoftuar për qëndrimet e Beogradit zyrtar para vazhdimit të dialogut me Prishtinën gjatë së hënës në Bruksel.

    Siç njofton zyra e presidentit serb, gjatë kësaj bisede ,Vuçiq e Erdogan ranë dakord se gjëja më e rëndësishme është ruajtja e paqes në Ballkanin Perëndimor.

    Të hënën, Brukseli do t’i përballë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Ata fillimisht do të priten në takime të ndara nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell për të vazhduar më pas me takimin trepalësh.

    Plani evropian do të diskutohet në këtë takim që mbahet në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!