×
  • Extra
  • Extra

    Policia e pyet të riun që po fejohet në Gërmi: A je i sigurt, mos janë t’u t’marrë me zor?

    Reporteri
    27 Shkurt 2023 | 10:35

    Një rast tejet qesharak ka ndodhur së fundmi në parkun e Gërmisë në Prishtinë.

    Protagonistë janë një çift i ri që po realizonin set fotografik për ditën e fejesës, dhe dy policë të Kosovës.

    Në videon e publikuar në rrjetet sociale shihet se si policët nga vetura e policisë e pyesin me shaka të riun prishtinas nëse po ndjehet i sigurt që po fejohet?

    ”A je i sigurt?”, dëgjohet duke pyetur polici kosovar, shkruan Reporteri.net.

    “Edhe pak jo”, ia kthen i riu.

    ”Mos janë t’u t’marrë me zor”, pyet polici në fund, para se të largohen me veturë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!