×
  • Lajme
  • Rajon

    Pas dakordimit për marrëveshje me Kurtin, Vuçiq takon liderin e Republika Srpska, Milorad Dodik

    Reporteri
    28 Shkurt 2023 | 16:55

    Pas dakordimit për marrëveshje në Bruksel me Kryeministrin Albin Kurti, president serb, Aleksandër Vuçiq gjatë ditës së sotme ka takuar liderin e Republika Srpska, Milorad Dodik, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Këtë e ka bërë të ditur Vuçiq përmes një fotografie të publikuar në Instagram, ndërsa ka thënë se e ka informuar atë për dialogun e Brukselit.

    “Gjithmonë një bisedë miqësore me presidentin e Srpska, Milorad Dodik. Jemi dakord për shumë projekte dhe e informova presidentin Dodik për dialogun e Brukselit. Gjithashtu, Presidenti Dodik më informoi për situatën në Republikën Srpska dhe Bosnje-Hercegovinë”, shkruan Vuçiq në Instagram.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!