×
  • Lajme
  • Rajon

    Petkoviq: Beogradi nuk u konsultua me BE-në për planin evropian

    Reporteri
    03 Mars 2023 | 21:08
    I ashtuquajturi drejtor i një zyreje të vetëquajtur “për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviç

    Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, deklaroi se Beogradi nuk është konsultuar me vendet e Bashkimit Evropian për planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën.

    Sipas Petkoviqit, ata nuk u pyetën nga zyrtarët evropianë për këtë plan, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

    “Ata nuk na pyetën asgjë për atë plan. Ne nuk morëm pjesë në diskutimet për krijimin e atij dokumenti. Ata duan të zgjidhin çështja e Kosovës në një mënyrë që u përshtatet atyre”, theksoi ai.

    Lidhur me Asociacionin, sipas Petkoviqit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron ta formojë.

    “Para së gjithash, ai po e thotë këtë për të shmangur detyrimin për formimin e Unionit të Komunave Serbe, Prishtina për dhjetë vjet ka refuzuar formimin e Asociacionit, e cila është pengesë për mbijetesën e popullit serb në Kosovë”, tha Petkoviç.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!