Deklarata e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut në Kuvendin e Kosovës kishte bërë bujë në mediat e vendit tonë.
Musliu iu kishte drejtuar Kurtit me një metaforë duke i thënë “Albin nuk le qershi pa e hongër”.
E ftuar në emisionin “Studio A” në ATV, ajo ka marrë edhe një koment interesant nga një qytetar.
“Oj Gane motra e jem, unë e di që Albini qershiat i ka hangër. Ai po i han qershiat e krymta, të kalbura dhe të idhëta se ato të mirat i keni hangër ju krejt. Uroj që ta gjejmë forcën që të mbjellim qershia sa më shumë që të mundemi tanë me hangër. Kush rrin nën qershia edhe hanë qershia”, thotë qytetari në mesazhin e tij për deputetetn Ganimete Musliu.
Deputetja Ganimete Musliu i është përgjigjur duke thënë se, ai nuk e ka kuptu mesazhin dhe se i rekomandon që të konsultohet me njerëzit e rrethit të vet që t’ia shpjegojnë saktësisht.
Ajo ka thënë se për të ka qenë me rëndësi që këtë mesazh me e kuptu Albin Kurti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.