×
  • Lajme
  • Rajon

    Vuçiq: Kurti i vendosur kundër Asociacionit, unë nuk e nënshkruaj kapitullimin e Serbisë

    Reporteri
    09 Mars 2023 | 23:34
    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq

    Duke folur për mundësinë e arritjes së marrëveshjes për normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk e nënshkruan kapitullimin e Serbisë, ndërkohë që ka akuzuar Kurtin për mos-gatishmëri që ta nënshkruajë Asociacionin.

    Duke folur për vizitën e emisarit të BE-së për Dialogun, Miroslav Lajcak, Vuçiq ka thënë se është vështirë të shënohet ndonjë progres.

    “Kurti është i vendosur që të mos e themelojë Asociacionin. Liberalizimi i vizave është inkurajim për Kurtin. Lajcak do të jetë në Beograd të hënën dhe ne do të tentojmë që të shënojmë progresim për normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë Vuçiq për mediat serbe, transmeton Express.

    “Do ta kem një takim gjysëm orësh, dhe pastaj de-fakto do të jem me të për dy ditë për ta gjetur një zgjidhje”, ka deklaruar ai.

    “Nuk do të ndodh kurrë që unë ta nënshkruaj kapitullimin e Serbisë. S’do të ketë as kapitullim e as dorëzim. Në mënyrë të vendosur kam thënë para të gjitëve se Serbia nuk do të pajtohet për anëtarësimin e Kosovës në OKB, e as nuk do ta njohim pavarësinë e saj në një mënyrë apo tjetrën”, ka deklaruar ai.

    Vuçiq ka thënë se Serbia është e gatshme të bëjë kompromise, por jo edhe shqiptarët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!