×
  • Lajme
  • Rajon

    “S’i bëjnë presion Kurtit”, Vuçiq kritikon ndërkombëtarët: Ia dhanë liberalizimin e vizave

    Reporteri
    10 Mars 2023 | 18:42
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se do të përballet me më shumë presion sa i përket çështjes së Kosovës. Ai ka thënë se do të tentojnë ta fajësojnë Serbinë për mos-nënshkrimin de-jure apo de-fakto të pavarësisë së Kosovës.

    Ai është ankuar edhe një herë që kryeministri Albin Kurti nuk do ta nënshkruajë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

    “Kurti ka konfirmuar sot se nuk do ta formojë Asociacionin e Komunave serbe, sepse nuk është në pajtushmëri me ligjet e Kosovës. Problemi është hipokrizia e të gjithë atyre që marrin pjesë në këtë proces, por nuk bëzajnë. Ky nuk është një obligim nga plani i ri, por një obligim që ishte nënshkruar kohë më parë”, ka thënë Vuçiq gjatë mbledhjes së partisë, duke shtuar se Asociacioni nuk duhet të jetë OJQ.

    Ai ka thënë se formimi i Asociacionit është një obligim juridik ndërkombëtar i Kosovës.

    “Ata s’e kanë fuqinë e as dëshirën për t’i bërë presion Kurtit, madje i dhanë atij liberalizimin e vizave”, ka deklaruar Vuçiq. /Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!