×
  • Extra
  • Extra

    Vuante nga problemet me zemër, irlandezi vdes pasi sulmohet nga gjeli

    Reporteri
    10 Mars 2023 | 23:29

    Një burrë irlandez i cili vuante nga një problem në zemër vdiq pasi u sulmua nga një gjel “agresiv” i llojit Brahma që jetonte në pronën e tij.

    Jasper Kraus nga Killahornia u sulmua nga gjeli më 28 prill të vitit të kaluar, raportoi The Irish Examiner, duke cituar një hetim të fundit, transmeton Telegrafi.

    Qiramarrësi i tij Corey O’Keeffe tha se ai dëgjoi Krausin duke bërtitur gjatë sulmit dhe pa gjak të dilte nga këmba e tij, si dhe një plagë të madhe në pulpën e këmbës së tij.

    O’Keeffe tha se ai thirri shërbimet e urgjencës, u kujdes për plagën e Kraus në këmbën e tij dhe i kreu CPR për 25 minuta përpara se të mbërrinte ambulanca.

    Ai tha kur Krausit po i hupte dhe po i dilte vetëdija, ai përdori fjalën “gjel”.

    Autoritetet thanë se burri u gjet i shtrirë në dyshemenë e kuzhinës në një pellg gjaku dhe kishte një plagë në pjesën e pasme të njërës prej këmbëve.

    Eoin Browne i policisë Irlandeze Garda, i lagjes Clonark i tha hetuesit se ai u thirr në skenën e vdekjes së papritur, ku takoi mjekët ndihmës.

    Ai u informua prej tyre se kishin kryer CPR, por pa sukses. Brahma është një racë amerikane e pulave. Dr Ramadan Shatwan i tha hetuesit se ndërsa fytyra e të ndjerit ishte e mbuluar me gjak të thatë, nuk kishte prerje në fytyrën e tij dhe shkaku i vdekjes së tij ishte për shkak të aritmisë kardiake vdekjeprurëse.

    Trupi i Kraus u dërgua në morgun e Spitalit Roscommon dhe më vonë në spitalin e Kolegjit Universitar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!