×
  • Lajme
  • Rajon

    Arrestohet në Mal të Zi një ndër më të kërkuarit në botë, e ‘tradhtuan” shenjat e gishtave.

    Reporteri
    24 Mars 2023 | 10:46

    Mali i Zi ka arrestuar një ndër më të kërkuarit në botë, e ‘tradhtuan” shenjat e gishtave.

    Autoritetet në Korenë e Jugut bëjnë me dije se bosi në arrati i një skeme mashtruese kriptomonedhash, Do Kwon, i cili ka shkaktuar një dëm prej 40 miliardë dollarësh, është arrestuar në Malin e Zi.

    Do Kwon është një ndër personat më të shumëkërkuar dhe në Shtetet e Bashkuara pasi së bashku me kompaninë e tij Terraform Labs orkestroi një mashtrim miliarda dollarësh me monedhat virtuale.

    Në shtator autoritetet koreanojugore nxorën një urdhërarresti për Kwon nën akuzën se kompania e tij kishte shkelur rregullat e tregut.

    Më herët mendohet se ai fshihej në Serbi dhe Seuli dërgoi zyrtarë në Beograd për të negociuar arrestimin e tij, pasi dy vendet nuk kanë marrëdhënie ekstradimi. Ndërkohë që Kwon mohonte të ishte në arrati, teksa nuk e tregonte vendndodhjen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!