Mbështetësit e opozitës së djathtë, që shpesh janë akuzuar për qëndrime ekstremiste, bllokuan rrugët para ndërtesës së Qeverisë së Serbisë, duke kërkuar dorëheqjen e Presidentit të tyre Aleksander Vuçiq.
Ata në këtë protestë mbanin pankarta me shprehjet si “Serbia Kujton’”, ‘’Vuçiq jep dorëheqje’’, ‘’Jo kapitullimit dhe ‘’Kurrë NATO’’, raporton n1info.rs.
Presidenti i lëvizjes Dveri, në Serbi, Boshko Obradoviq, tha se kjo është vetëm si një fillim paralajmërimi për protestat që do të mbahen në vijim, në kërkim të dorëheqjes së Vuçiq-it.
“Ideja është që kjo të jetë fillimi i protestave paralajmëruese që do të mbahen në periudhën e ardhshme”- u shpreh lideri i Dveri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.