×
  • Lajme
  • Rajon

    Presidentja greke nga Beogradi: Qëndrimi ynë për Kosovën mbetet i pandryshuar, nuk e njohim

    Reporteri
    28 Mars 2023 | 13:26

    Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, pas takimit që ka zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuciq kanë mbajtur një konferencë për media.

    Ajo ka thënë se Serbia i takon familjes evropiane dhe ka shtuar se Greqia mbështet dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë që synon normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve.

    Megjithatë Sakelaropoulou ka ritheksuar qëndrimin e saj të shprehur dje në Athinë se “pozicioni grek për Kosovën mbetet i pandryshueshëm”.

    “Ne mbështesim bisedimet e fundit. Qëllimi ynë është të forcojmë pozitën ekonomike të Serbisë. Qëndrimi ynë për Kosovën mbetet i pandryshuar”, ka thënë presidentja greke.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!