×
  • Lajme
  • Rajon

    Vuçiq: Serbia do të zbatojë gjithçka që është rënë dakord, fjala jonë te evropianët është më e rëndësishme se e “dikujt tjetër”

    Reporteri
    28 Mars 2023 | 17:32
    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian, se do të vazhdojë reformat dhe do të punojë për përmirësimin e të drejtave të njeriut, si dhe se do të “zbatojë gjithçka që është rënë dakord”.

    Pas takimit me presidenten e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit grek se pse nuk ka ndryshuar asgjë në 20 vitet e fundit në rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, tha se ajo rrugë nuk varet vetëm nga Serbia, por edhe për marrëdhëniet brenda vetë Bashkimit.

    “Shumë nga ajo që pritet nga Serbia ka të bëjë me dialogun me Prishtinën, po ashtu ajo që kemi bërë gjithmonë është që reformat t’i pranojmë me gëzim, jemi krenarë për reformën në drejtësi që po e zbatojmë që nga janari i vitit të kaluar dhe shpresojmë që në maj Komisioni Evropian do ta tregojë këtë në raport. Kemi ende shumë për të bërë në zhvillimin e demokracisë, të drejtave dhe lirive të njeriut, por unë njoh disa vende të BE-së që nuk janë përpara nesh në këtë, e kundërta”, tha Vuçiq.

    Ai theksoi se rruga evropiane e Serbisë varet edhe nga blloqe dhe interesa të ndryshme në vetë BE-në.

    Ai iu referua faktit se Serbia akuzohej se ishte e paduruar për të prishur marrëdhëniet në rajon me urdhër të Putinit dhe kur doli të ishte një gënjeshtër, askush nuk kërkoi falje.

    Ai shtoi se Serbia përbën 50 për qind të ekonomive të Ballkanit Perëndimor dhe se kjo diferencë do të jetë më e madhe dhe se, përveç kësaj, Serbia beson se mund të ndihmojë në qasjen e saj serioze ndaj çështjeve evropiane duke respektuar kartën e OKB-së.

    “Atë që kemi thënë se do ta zbatojmë – do ta bëjmë, i thashë edhe presidentes së Greqisë se çfarë është e gatshme të bëjë Serbia dhe çfarë jo, nuk ia kemi fshehur askujt dhe zyrtarët evropianë e dinë se fjala e Serbisë është shumë më e rëndësishme se fjala e dikujt tjetër, apo guxoj ta them, nënshkrimi i dikujt”, tha presidenti i Serbisë.

    Ai theksoi se synimi është përshpejtimi i rrugës evropiane, vazhdimi i tërheqjes së investimeve dhe zvogëlimi i diferencës në krahasim me vendet e zhvilluara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!