Në mediat e huaja është publikuar një video ku shihen dy burra duke u përleshur në një miting të Trumpit në Ohio, ndërkohë që presidenti amerikan po mbante fjalim.
Dëshmitari Scott Fantozzi i cili kapi pamjet e rrahjes pretendon se grindja fizike erdhi për shkak të një mosmarrëveshje për politikën, transmeton Reporteri.net.
Videoja, e cila ishte postuar në internet rreth orës 19:00, tregon një burrë duke dalë nga kamioni i tij i kuq Ford para se të afrohej te tjetri, me sa duket më i moshuar se ai dhe ta godasë vazhdimisht në fytyrë.
Burri i cili sulmohet, në pamje shihet teksa përpiqet të vetëmbrohet.Policët menjëherë ndërhynë duke arrestuar sulmuesin.
Mbrëmë, Trump mbajti mitingun e tij të parë që kur në një miting të kaluar në Karolinën e Veriut, audienca e tij brohoriti: “Ktheje kah ka ardhur” për kongresmenen myslimane të lindur në Somali. /Reporteri.net