Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se do të rrisë sërish tarifat për importet kineze, duke filluar nga muaji i ardhshëm, por Kina thotë se nuk mund të shantazhohet dhe ka paralajmëruar se do të kundërpërgjigjet.
Në këtë mënyrë, përshkallëzohet akoma më shumë marrëveshja tregtare mes dy ekonomive më të mëdha të botës.
Presidenti Trump i gjeti të papërgatitura tregjet financiare duke thënë se ai planifikon të vendosë tarifa shtesë nga 1 shtatori, duke shënuar kështu një fund të papritur të një “armëpushimi” të luftës tregtare një vjeçare, që ka ngadalësuar rritjen ekonomike botërore.
“Nëse Amerika i zbaton këto tarifa, atëherë Kina do të duhet të ndërmarrë masat e nevojshme për të mbrojtur interesat themelore të vendit”, thanë zyrtarët kinezë.
Presidenti Trump ka thënë se rritja e tarifave do të ndodhë, nëse presidenti kinez, Xi Jinping, nuk lëviz më shpejt në drejtim të arritjes së një marrëveshjeje tregtare.
Trump e bëri kërcënimin e tij, në një seri postimesh në “Twitter”, pasi negociatorët e tij të lartë të tregtisë e informuan atë, për mungesën e përparimi të bisedimet e SHBA-Kinë, që u mbajtën gjatë kësaj jave në Shanghai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.