Lëvizja Evropa në Malin e Zi e Jakov Milatoviq e ka shpallur fitoren pasi rezultatet preliminare tregojnë se Milatoviq ka fituar mbi 60 për qind të votave.
Siç u tha në konferencë për media presin një shumicë bindëse dy të tretave të Milatoviqit në Pljevlje, Berane, Kolashin, Andrijevica.
“Në rajonin qendror, Milatoviq prin bindshëm në Podgoricë, ku presim që në fund të ketë dyfishin e Gjukanoviqit. Në Nikshiq avantazhi do të jetë më shumë se 10 mijë vota, në Danilovgrad mbi 70 për qind të votave janë parashikuar për Milatoviqin. Presim një fitore bindëse te Zeta”, tha Pejoviq në media, përfaqësues i kësaj lëvizjeje.
Në rajonin jugor, siç shprehet ai, Milatoviqi është “bindshëm prijës”.
Siç ka njoftuar Pejoviq, Gjukanoviq ka përparësi në Rozhajë, Plavë, Tuzi, Gusinje, Petnjicë, Ulqin, Tuzi dhe në Cetinje.
Ai kërkoi nga të gjithë qytetarët që të festojnë me dinjitet dhe “të ruajmë paqen”.
Kështu Milatoviq është afër që t’ia marrë pozitën Milo Gjukanoviqit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.