×
  • Lajme
  • Rajon

    Televizioni malazez: Inspeksioni ka urdhëruar t’i rrënohen ndërtesat pa leje Milo Gjukanoviqit

    Reporteri
    05 Prill 2023 | 0:03
    Milo Gjukanoviq. Fotografi nga arkivi.

    Mediat malazeze kanë raportuar se Inspektorati për Planifikim Urban dhe Ndërtim në Mal të Zi, ka urdhëruar rrënimin e disa objekteve pa leje të presidentit malazez, Milo Gjukanoviq.

    Sipas Radio Televizionit të Malit të Zi (RTCG) ndërtesat ilegale gjenden në Nikshiq dhe Koçni.

    Në njoftimin e Inspektoratit, Gjukanoviqit i janë dhënë 20 ditë afat që ai vet ta bëj rrënimin e këtyre objekteve.

    Lëvizja Kristian Demokrate e Malit të Zi e kanë kritikuar Gjukanoviqin, duke thënë se qytetarët po shohin me shembuj konkret se nga kush janë udhëhequr për tri dekadat e fundit.

    Gjukanoviq dhe Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) ka humbur zgjedhjet presidenciale së fundmi. Fituesi i zgjedhjeve, Jakov Milatoviq pritet që të jetë president i Malit të Zi nga tani e tutje. /Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!