×
  • Lajme
  • Rajon

    Raportohet se Gjukanoviq ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të DPS-së, pas 25 vjetësh udhëheqjeje

    Reporteri
    05 Prill 2023 | 20:55
    Milo Gjukanoviq

    Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Milo Gjukanoviq, raportohet se ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë partiake.

    Sipas mediumit “Vijesti”, Gjukanoviq përfundimisht ka dhënë dorëheqje nga partia, tashmë pas 25 vjetësh si udhëheqës i Partisë Socialiste, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Gjukanoviq drejtoi DPS-në që nga viti 1998.

    Ushtruesi i detyrës së kreut të partisë do të jetë Danijel Živković.

    Seanca e Bordit Kryesor të DPS-së është caktuar për nesër.

    Gjukanoviq më herët kishte paralajmëruar se do të largohej nga pozita udhëheqëse në parti dhe se duhet të mbahen zgjedhje të menjëhershme brenda DPS-së dhe të zgjidhet lidershipi i ri i partisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!