Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nesër në Beograd do të takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe, shkruan Kossev.
Takimi do të fillojë në orën 13:00 në pallatin presidencial dhe pas takimit, siç është paralajmëruar, do të dërgohet një komunikatë për mediat.
Ky takim vjen pas disa incidenteve në veri ku janë djegur disa vetura me targa RKS dhe në prag të mbajtjes së zgjedhjeve lokale në katër komunat veriore.
Sot gjithashtu deputetët e Listës Serbe janë rikthyer në Kuvend, edhe pse vetëm sa për t’u nënshkruar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.