×
  • Lajme
  • Rajon

    Vuçiq me tone kërcënuese: Nëse sulmohen njerëzit tanë, përgjigja do të jetë e ashpër

    Reporteri
    06 Prill 2023 | 23:21
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është deklaruar se do ta mbrojë komunitetin serb në Kosovë, nëse ndodh që ata sulmohen.

    Në një adresim për qytetarët, Vuçiqi tha se nëse sulmohen “njerëzit tanë” përgjigja do të jetë e ashpër, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Çdonjëri duhet ta dijë që nëse sulmohen njerëzit tanë, përgjigja jonë do të jetë e ashpër”, ka thënë Vuçiq, raportojnë mediat serbe.

    Mirëpo, i njëjti deklaroi se nuk po kërkon që të hyjë në konflikt me NATO-n.

    “Kushdo që mendon se ne duhet të shkojmë në një konflikt me NATO-n, do t’i them që është i çmendur”, ka deklaruar Vuçiq, transmeton Express.

    “Nuk po kërkoj një konflikt me ata, nuk kemi nevojë për një konflikt me botën perëndimore. Edhe po të donim, nuk do të mundnim. Pyetja është nëse mundet Rusia”, ka deklaruar Vuçiq. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!